AKTUALITET, 12 Mars 2018, 22:01

A është takuar Rama me Tahirin? Kryeministri tregon përse vajti në spital...

A është takuar Rama me Tahirin? Kryeministri tregon përse vajti

Kryeministri Edi Rama, ka sqaruar një lajm që qarkulloi në media pak ditë më parë, se ai është takuar me Saimir Tahirin në një spital. Rama tha se ky është një mashtrim, të cilin e ka bërë një "kokrra e budallait" (duke i'u referuar liderit të opozitës). Kryeminitri sqaroi se ka qenë në spital për shkak të problemeve me nervin shiatik dhe se nuk e ka takuar Tahirin, por se mund ta takojë kur të dojë në zyrë.

"Kam qenë në spital tek një miku im mjek. Punon sot në Spitalin Amerikan, që kam një problem të trashëguar si gjithë shokët e bashkëtbollit, me mesin. Kisha problem në nervin shiatik. Përse duhet të shkoj në spital të takoj Saimir Tahirin?Mund ta takoj në zyrë. Ta takoja ama, jo të gjenerohet një histori e tillë sepse hedh një kokrra e budallait një gur në lumë."

Rama u shpreh se nuk ka asnjë kontakt me Tahirin.

"Nuk kam asnjë kontakt me Tahirin, vetëm një mesazh më ka dërguar për një drejtues lokal. Tahiri është person në hetim. Hetimi duhet të shkojë deri në fund."

/TPZ.AL/