TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Guardia Di Finanza sekuestroi sot një skaf që vinte nga Shqipëria, brenda të cilit kishte 900 kg marijuanë. Mediat italiane raportojnë se mjeti i lundrimit u kap në Bari, ndërkohë që në pranga ranë dy skafistët.
Guardia di Finanza teksa patrullonte në Adriatik, pikasi pasditen e djeshme një gomone që drejtohej drejt brigjeve të Garganos (Puglia) dhe iu vunë në ndjekje.
Pas kapjes, në mjet u gjet sasia e lëndës narkotike, ndërsa vlera e saj ishte mbi 8 milionë euro. Kontrabandistët, dy shqiptarë 39 dhe 52 vjeç, tentuan të arratiseshin, por u kapën pak çaste më vonë në një banesë.