TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
25 vjeçari nga Berati pas verifikimeve u arrestua pasi ishte dënuar në mungesë për shtrëngim dhe kanosje për dhënie të pasurisë në kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i plotë:
Më datë 25.01.2018, në orën 16:40, në Komisariatin e Policise Kufitare Rinas u ndalua ne hyrje shtetasi i shpallur në kërkim E.A, 25 vjeç, banues në Berat, i cili po kthehej si pasagjer i zakonshëm nga Italia.
Nga verifikimet në sistemin TIMS rezultoi se shtetasi E.A, ishte i shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë më datë.11.12.2017 ka nxjerr urdhërin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” , si i dyshuar për veprën penale ‘’Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 109/b/1 dhe 25 të Kodit Penal.
Shtetasi i lartëpërmendur i’u dorëzua Patrullës së Përgjithshme të Policisë DVP Berat për shoqërim dhe veprime të mëtejshme, ku në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Policinë e Beratit kanë bërë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës.