TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lushnja dhe Teuta kanë zhvilluar mesditën e sotme ndeshjen e tyre në Kategorinë Superiore.
Gjatë zhvillimit të ndeshjes në stadiumin e Durrësit ka pasur përplasje fizike dhe dhunë mes tifozëve dhe policisë.
Mësohet se kanë qenë tifozët e Lushnjës ata që kanë goditur policinë dhe kanë shpërthyer në të shara ndaj Bashkim Finos. Kur policia ka tentuar t'i qetësojë ata janë revoltuar dhe i kanë goditur forcat e rendit.
Fino është kandidat për kreun e FSHF-së i cili garon kundrejt Armando Dukës.
Pas kësaj situate 13 prej tifozëve janë shoqëruar në komisariat, dhe akuzohen për dhunë ndaj uniformave blu.
Sipas të dhënave gjatë përplasjes së tifozëve me forcat e rendit, ka mbetur e lënduar edhe një police femër.