TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në kuadër të aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike OSHEE vijon kontrollet për verifikimin e abonentëve në rajonin e Shkodrës.
Nga të dhënat e dy ditëve të fundit nga grupet operative janë zbuluar 16 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, kryesisht në zonat Shkodër dhe Lezhë. Deri më tani, janë shoqëruar në komisariatet e policisë 51 abonentë, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike përmes skemës së rilidhjes, konsumit pa matje dhe pa kontratë. Vetëm në Lezhë janë zbuluar së fundmi 10 abonentë.
OSHEE thekson se aksioni në bashkëpunim me policinë gjyqësore do të vijojë, “Në kushtet kur rajoni Shkodër paraqet tregues larg objektivit me nivelin e humbjeve dhe arkëtimeve”.