AKTUALITET, 20 Janar 2018, 08:59

VIDEO/Mësuesja me tumor iu ankua live, ja çfarë ka bërë sot kryeministri

Pak ditë më parë një mësuese nga Rrësheni, në një nga dëgjesat publike të kryeministrit, ngriti shqetësimin e mungesës së ilaçeve për të sëmurët me kancer në spitalin onkologjik.

Ndërkohë sot kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video ku së bashku me mësuesen kanë qenë në spitalin onkologjik, aty ku mungesa e flakonëve ka qenë dhe është sërish një shqetësim për ata që vuajnë nga kanceri.

Duket që këtë vizitë Rama më shumë e ka shfrytëzuar për qëllimet e tij. Të paktën kështu mund të themi për aq kohë sa ilaçi për të sëmurët me kancer vazhdon të mungojë.