AKTUALITET, 19 Janar 2018, 21:00

Akuzoi lojtarët e Kombëtares, rrjeti i pamëshirshëm me Finon

Akuzoi lojtarët e Kombëtares, rrjeti i pamëshirshëm me Finon

Akuzat e Bashkim Finos ndaj lojtarëve të kombëtares, se ata mund të mos e kenë merituar vendin në kombëtare dhe janë vënë në mënyrë klienteliste në atë pozicion, duket se nuk kanë kaluar pavëmendje. Në rrjetet sociale është publikuar një video, e cila përballë deklaratave të kandidatit për kreun e FSHF ka vendosur rezultatet konkrete të lojtarëve në fushë.

“Disa lojtarë të kombëtares kërkojnë dhe dëshirojnë të zgjidhet prapë Duka…. Mos vallë këta nuk kanë ardhur me zotësi këtu”, është deklarata e Finos, e cila në video shoqërohet me disa ngagolat më të rëndësishëm të kombëtares në ndeshjet eleminatore dhe finalet e Europianit 2016.

Përplasja e deputetit socialist me lojtarët e kombëtares zë fill në momentin që disa prej tyre mbështetën në mënyrë të hapur kandidatin tjetër dhe presidentin aktual të FSHF, Armand Duka.

Ansi Agolli, Mergim Mavraj, Andi Lila, Hamdi Salihi dhe figura të tjera të kombëtares uruan Dukën për kandidimit dhe shprehën mbështetjen e tyre për fitoren prej tij të një mandiati tjetër në krye të FSHF.

Këtë situatë Bashkim Fino nuk e ka pritur me sportivitet dhe në një emision televiziv, ka hedhur edhe akuzën e rëndë “…Mos vallë këta nuk kanë ardhur me zotësi këtu”.

Videoja mbyllet me diçiturën: “Do të bëhet President I FSHF dhe shan lojtarët e Kombëtares- Bashkim Fino”.