AKTUALITET, 20 Janar 2018, 08:42

Tetë vite për një dëshmi trashëgimie, vajza e Vebi Veliaj çon në "Vetting" 20 gjyqtarë e prokurorë, mes tyre edhe Llallën/Emrat

Tetë vite për një dëshmi trashëgimie, vajza e Vebi

Vajza e Biznesmenit Vebi Veliaj, i cili nuk jeton më, Anna Nordstrom, prej vitesh ka nisur një betejë me drejtësinë për të fituar trashëgiminë e babait të saj. Në shkallën e parë e ka fituar. Por gjithçka sipas saj ka mbetur në apel, aty ku edhe zvarritjet janë më të mëdha. Kjo shtetase ka ndërmarrë një hap, ka çuar në “Vetting” 20 gjyqtarë dhe mbi 10 prokurorë, përfshirë dhe Adriatik Llallën.

Të gjitha ankesat e saj dhe kërkesa për të verifikuar pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve i janë përcjellë pak ditë më parë kryetares së Komisionit të Kualifikuar të Kualifikimit Genta Tafa (Bungo). Njëherësh ankesa e publikuar sot nga shqiptarja.com i është përcjellë nga shtetësja Suedeze edhe kryetares së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera.

“Po ju drejtohemi juve me këtë ankim për një çështje civile me objekt “Padi trashëgimie” e cila zvarritet me dashje nga ana e gjyqtarëve në bashkëpunim me prokurorët që nuk i hetojnë për arsye korruptive të dukshme.Është situatë alarmante! Unë qytetarja Suedeze Anna Vebi Nordstrom duhet të sorollatem 8 vite për një “Dëshmi Trashëgimie”, të babait tim dhe e kam të pamundur që të ketë një vendim gjyqësor për këtë çështje”-shkruan Nordstrom në ankesën e saj.

Më tej ankuesja parashtron duke pohuar: “…kam paraqitur këtë ankim përpara jush, pasi mendoj se është momenti që të bëhet vlerësimi për të gjithë ata pseudo gjyqtarë dhe prokurorë të cilët kanë zvarritur një proces i cili për nga kompleksiteti, rrethanat dhe kërkimi i paraqitur është nga më modestët në gjykim. E them me bindje se është e vetmja çështje në Republikën e Shqipërisë e cila ka kaluar nga 2 herë të gjitha shkallët e gjykimit”.

Gjyqtarët

Elona Toro (Stavri)

Marie Qirjazi

Ilir Çeliku

Blerina Muça

Arben Mullai

Rezarta Vigani (Balliu)

Teuta Hoxha

Kreshnik Omari

Regleta Panajoti

Anila Kristani

Agim Bendo

Manjola Bejleri

Elbana Lluri

Alaudin Malaj

Fatos Qato

Shkëlqim Miri

Artan Broci

Xhezair Zaganjor

Ankesa për prokurorët

Adriatik Llalla

Sokol Stojani

Sokol Malaj

Petrit Fusha

Daniela Sula

Enkeleda Millonaid