AKTUALITET, 19 Janar 2018, 22:57

Operacioni “Forca e ligjit”/ A janë 38 grupe kriminale në Shqipëri? Ja si përgjigjet Xhafaj

Operacioni “Forca e ligjit”/ A janë 38 grupe kriminale në

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Kapital” të Aleksandër Furxhi në Vizion Plus.

Në këtë intervistë Xhafaj ka folur dhe për operacionin “Forca e ligjit”, ku tha se është duke u punuar dhe shumë shpejt do të ketë rezultate.

Pjesë nga intervista

Forca e ligjit për goditjen e grupeve kriminale është gjithashtu një krijesa e juaj Z. Xhafaj. Cilat janë shkurtimisht në mënyrë telegrafike rezultatet e operacionit deri tani? Përpara se t’iu pyes për rekrutimin e forcave të Task Forcës që keni caktuar posaçërisht që të merren me këtë operacion në mos gaboj.

Po i dëgjoj insertet e tuaja dhe me thënë të drejtën, pashë disa përsëritje dhe po mendoja. Këtyre për të bërë dy inserte, iu është dashur aq orë edhe përsëri kanë gabuar, pasi i kanë përsëritur nga dy-tre herë. Ndërsa ju për dy muaj kërkoni që ne të bëjmë atë që mund të mos jetë bërë për vite të tëra, ose për të kryqëzuar, nën forcën e ligjit dhe në provën e nevojshme grupe kriminale që nuk besoj se janë më të lehta se sa insertet që bëni ju.

Qeveria ku unë bëj pjesë ka miratuar një plan veprimi për luftën ndaj krimit të organizuar për të adresuar këtë fenomen dhe të fokusuar tek një operacion të quajtur Forca e Ligjit e cila ka në fokus të tij ka goditjen, identifikimin dhe zbulimin e grupeve kriminale dhe ajo që është shumë e rëndësishme të aseteve kriminale. Pse ne e ndërtuam në këtë mënyrë këtë gjë. Për shkak, sepse ne konstatuam se agjensi të ndryshme duke punuar të shkëputura, pavarësisht bashkëpunimit apo marrëdhënies ndërmjet tyre, nuk ishin të mirë koordinuara gjë që nuk e bënte efikase dhe rezultatin final, për shkak se nevoja për të koordinuar dhe për të bërë më efiçente të gjitha burimet që shteti disponon çoi në këtë zgjidhje ose në këtë qasje për të krijuar pikërisht këto task forca, që në një nivel ndërinstitucional sigurojnë koordinimin e institucioneve të ndryshme ligjzbatuese që me Kushtetutë dhe me ligj kanë për detyrë luftën kundër krimit të organizuar dhe në një nivel tjetër përmes task forcave që janë të natyrës operacionale, siguron ndërveprimin operacional për t’u përballur me këtë fenomen siç është krimi i organizuar.

Është thënë që janë 38 grupe kriminale…

Jo nuk e kemi thënë këtë gjë dhe nuk e ka thënë Ministria e Brendshme. Mund të jenë 28, 38 mund të jenë 48. Media e ka thënë. Duhet të sqarojë një gjë. Mua më vjen shumë mirë që ka një pritshmëri të lartë ndaj kësaj, që do thotë se besohet. Së dyti që është shumë e rëndësishme janë vetëm dy muaj që kur ka filluar i gjithë ky proces. Natyrisht nuk filloi nga zero, por ka vetëm dy muaj që po ndërtohet e gjithë kjo qasje e posaçme, e fokusuar në luftën kundër grupeve kriminale. Së pari është dashur një kohë e nevojshme për të bërë kuadrin ligjor të nevojshëm. Pa një kuadër ligjor të caktuar, pa disa akte nënligjore është e pamundur, sepse këtu po bëjmë fjalë për një veprimtari ligjore të kryer nga shteti, në bazë dhe për zbatim të ligjit. Së dyti që është shumë e rëndësishme ka nevojë për masa të nevojshme infrastrukturore, për ta organizuar të gjithë këtë ndërmarrje të madhe.

A ka emra konkret për policë të inkriminuar? Ja si përgjigjet ministri Xhafaj

Ministri i Brendshëm ka qenë i ftuar sot në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi në Vizion Plus, ka folur për sigurinë në vend. Më pas Xhafaj foli dhe për procesin e Vettingut në polic ku dha disa detaje.

Sipas ministrit Shqipëria është një vend i sigurt, për të jetuar dhe për të jetuar, por edhe për të bërë biznes. Po ashtu ai tha se përsëri në vend ka shumë probleme, por trendi është drejt përmirësimit.