AKTUALITET, 20 Janar 2018, 09:20

 Aksioni i policisë në mesnatë, si u kap shtetasi turk te “Ushtari i Panjohur”/VIDEO

 Aksioni i policisë në mesnatë, si u kap shtetasi turk te

Policia e Shtetit në bashkëpunim me atë rrugore ka kryer një operacion  në orët e vona të natës së mbrëmshme në rrugët e Tiranës. Gjatë patrullimit, në zonën e Ushtarit të Panjohur është ndaluar një person me origjinë turke, pasi është konstatuar se qarkullonte me mjetin e tij tip “Porsche” nën efektin e alkoolit.

“Shtetasi S. A., nga Turqia drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Pas kontrollit ai ka rezultuar me 0.60 mg në të dyja testet e alkoolit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr 1 për veprime të mëtejshme”, shkruan policia.

Ndiqni videon ...