AKTUALITET, 19 Janar 2018, 22:30

"Rom apo egjiptian?", sondazhi absurd i Arian Çanit, për një djalë 13 vjeçar

"Rom apo egjiptian?", sondazhi absurd i Arian Çanit, për


Arian Çani ka patur të ftuar mbrëmjen e sotme, një djalë të ri me emrin Petrit, i cili ka promovuar videoklipin e tij në emisionin "Zonë e Lirë". Por moderatori, e ka vënë të riun në një situatë mjaft të vështirë dhe absurde, duke kërkuar nga të ftuarit dhe nga publiku që të identifikojnë nëse ai i përket komunitetit rom ose egjiptian. "Gjeni çfarë është Petriti, rom apo egjiptian", ka thënë Çani, duke kërkuar që publiku të dërgojë përgjigjen me sms.

Nuk dihet nëse moderatori e kupton se ky sondazh nuk është vetëm absurd, por thellësisht diskriminues. Ekspozimi i një fëmije 13 vjeçar, si një qënie jo njerëzore, që duhet kqyrur me vëmendje, që më pas publiku i Arian Çanit të vendosë se cilit komunitet i përket, është një turp që transmetohet LIVE në një televizion kombëtar.

/TPZ.AL/