AKTUALITET, 6 Tetor 2019, 22:10

Kosovë/ Numërohen 60 % e votave, Vetëvendosje në epërsi

Kosovë/  Numërohen 60 % e votave, Vetëvendosje në

Në numërimin e 60 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë epërsinë ndaj LDK’së me 0.05 për qind të votave, që në numra i bie 250 vota dallim.

460 mijë vota janë numëruar deri tash, e VV-ja po prin për herë të parë ndaj LDK-së me diferencë të vogël.

117.831 vota i ka deri tash Vetëvendosje, ndërsa 117.589 vota i ka LDK-ja, raporton Gazeta Express.

Pas tyre është PDK-ja me 21.72 për qind të votave.