TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Video tronditëse të jetës së familjes së Osama Bin Laden në fshehtësi janë zbuluar nga intelegjenca amerikane CIA. Pamjet filmike, tregojnë fëmijët dhe nipërit e tij, kur luanin pa frikë edhe pse ai ishte personi më I kërkuar në botë, në atë kohë.
Një video tregon pamjet e papublikuara kurrë më parë, të djalit të terroristit Bin Laden dhe pasardhësit e tij potencial, Hamzait.
Videot e bëra, në shtëpinë e terroristit, u morën nga CIA, pasi forcat amerikane kapën dhe vranë trurin e sulmit të 11 shtatorit.
Pamjet tregojnë një familje të lumtur dhe normale në dukje dhe aspak paniK apo frikë, siç supozohej të jetonin pasi ishin në kërkim.
Pas publikimit të këtyre pamjeve, ngrihen dyshime nëse Bin Laden kishte përkrahje nga qeveria e Pakistanit, për t'ju fshehur CIA-s për pothuajse një dekadë.
Ai jetonte në një kompleks të mbushur me kafshë. Gjithashtu pjesë e jetës së tij të përditshme ishin edhe armët, të cilat i pëlqente t’ua mësonte fëmijëve dhe nipërve të tij. Bin Ladenu mësonte si ti përdornin dhe të merrnin shënjestër, edhe pse ato ishin armë false.
https://www.youtube.com/watch?v=iwupPZs-wo4