AKTUALITET, 27 Prill 2019, 14:01

VIDEO/ 100 policë me skafandra për të mbrojtur Ramën, ja si Nushi që pagoi Alizotin u përplas sot me protestuesit

VIDEO/ 100 policë me skafandra për të mbrojtur Ramën, ja si


Mbi 100 policë me skafandra, janë përplasur me protestuesit në rrethrrotullimin e Bradasheshit me qëllim për ti hapur rrugën Edi Ramës.

Siç shikohet edhe nga pamjet në krye të këtyre policëve ka qenë Albert Nushi, drejtuesi i policisë që u kap në përgjime duke i ofruar para Alfred Alizoti me qëllim që ky i fundit të hiqej sikur ishte ai Agron Xhafaj, në përgjimin e Babales.

Por sipas Partisë Demokratike, paniku dhe dhuna ndaj protestuesve që lëshonin thirrjen “Rama ik” nuk e shpëtojnë dot kryeministrin ilegjitim të votave të blera me krimin.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/04/Protesta-Elbasan.mp4"][/video]