AKTUALITET, 27 Prill 2019, 11:04

Berisha: Rrihet shtazërisht drejtoresha e shkollës nga i forti i PS

Berisha: Rrihet shtazërisht drejtoresha e shkollës nga i forti i PS


Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në facebook një ngjarje të rëndë në fshatin Lundër.

Në një mesazh përmes platformës ‘qytetari dixhital’ një person ka denoncuar rrahjen e drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare Lundër nga Bardh Xixi, ku sipas personit që ka çuar këtë denoncim është një mbështetës dhe anëtar i PS-së.

Denoncuesi që ka dërguar mesazhin thotë që kjo ngjarje nuk është raportuar nga mediat dhe se Partia Socialiste po manipulon, me argumentin se nuk ka dëshmitarë gjë që nuk është e vërtetë.

Statusi i plotë i Berishës:

Rrihet shtazerisht drejtoresha e shkolles nga i forti i PS!

Narkopolicia dhe narkozyrtaret manipulojne ngjarjen!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

pershendetje doktor . dje eshte rraf drejtoresha e shkolles 9 vjecare lunder nga bardh xixi qe eshte njoni nga te fortet qe ma PS mrapa sa here qe vijne zgjedhjet.

Asi tv a gazete nuk e ka dhene kte ngjarje plus qe mora vesh qe policia prej nderhyrjes se njerzeve te partise socialiste qe jane ne zonen e lunders po e manipulo ngjarjen me argumentin qe ska deshmitar se nuk merren per baze deshmite e fmive kur me te vertet e ka qellu ne sy te msusve tjere e fmive qe jane terrorizu nga ngjarja”