AKTUALITET, 27 Prill 2019, 12:25

VIDEO+FOTO/ Arbitri e nxori me të kuq, portieri ul automatin e stadiumit


Një ngjarje interesante vjen nga Anglia, në një ndeshje të një niveli thuajse amator. Bëhet fjalë për skuadrën e Kidlington Development, me bazë në Oxfordshire, që po luante në transfertë ndaj Cheltenham Saracens. Ishte portieri i skuadrës mike që u nxor me karton të kuq në minutën 73’ të ndeshjes, kur shifrat ishin në 1-1. Mirëpo Julius Muraga shkon direkt në dhomat e zhveshjes, kur papritur ndalet dritat e fushës. Ndeshja u ndal për 5 minuta, derisa dritat u ndezën sërish, mirëpo arsyeja nuk u kuptua derisa vetë portieri zbuloi të vërtetën. Ishte pikërisht Muraga që kishte ulur automatin e dritave të fushës, veprim që e shpjegoi kështu, “Unë mendova se isha duke ndezur dushin për t’u larë.” Gjithsesi në fund skuadra vendase ia doli të shënojë dy gola dhe të marrë fitoren 3-1, duke u ngjitur në vend të dytë të Ligue One të Divizionit të Perëndimit.