AKTUALITET, 27 Prill 2019, 10:58

EMRI/ KQZ i jep mandatin një tjetër kandidati për deputet

EMRI/ KQZ i jep mandatin një tjetër kandidati për deputet


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mandatuar si deputet kandidatin e LSI-së për qarkun e Beratit Klajdi Qama.

Në mbledhjen e thirrur sot ky komision ka vendosur dhe regjistrimin e partive politike të cilat kanë dorëzuar dokumentacionin pranë këtij komisioni për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Në rendin e ditës ishte njoftuar dhe mandatimi i Qamës i cili e çon në 14 numrin e deputetëve të LSI-së në Kuvendin e Shqipërisë, pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të këtij grupi parlamentar.

I vetmi deputet që nuk pranoi të dorëzonte mandatin ishte Lefter Koka.

Numri total i deputetëve në Kuvend arrin në 110, ndërsa mbeten bosh dhe 30 mandate të tjera nga opozita.