AKTUALITET, 27 Prill 2019, 13:21

FOTO/ Sozia e Cristiano Ronaldos "çmend" tifozët, trajtohet si një yll


Biwar Abdullah është një kurd nga Iraku, që ka arritur famë të madhe për shkak se ngjason shumë me yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

Biwar, i cili ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, ndalet në rrugë nga mjaft njerëz, që duan të bëjnë fotografi me të. Në vendin e tij, ai trajtohet si një njeri i famshëm, edhe pse i varfër.

"Shumë njerëz më thonë se dukem si Cristiano Ronaldo, pavarësisht faktit që unë jam arab, kurd, - tha ai për “Yahoo Sport”.

"Gjëja më e rëndësishme është që ta takoj CR7 një ditë". Për t'i ngjarë edhe më shumë yllit të Juventusit, 25-vjeçari vesh shpesh fanellën e Juventusit, ndërkohë që talenti i tij në fushën e futbollit lë shumë për të dëshiruar.

Biwar Abdullah vjen nga një familje e varfër dhe e përballon jetën duke punuar në ndërtim.