TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, partinë e Astrit Patozit, “Bindja Demokratike”.
KQZ votoi me 4 vota pro dhe 1 kundër, regjistrimin e partisë së Patozit.
Kërkesës për regjistrim të “Bindja Demokratike”, iu përgjigjën pozitivisht 4 përfaqësuesit e mazhorancës socialiste në KQZ, ndërkohë që i vetmi që votoi kundër ishte kryetari i KQZ, Klement Zguri.
Por sipas kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klemend Zguri, ‘Bindja Demokratike’, nuk plotëson kushtet ligjore për tu regjistruar në këto zgjedhje.
Deklarata e Zgurit:
“Dëshiroj që ‘Bindja Demokratikë’ të garojë në zgjedhjet e 2019, dhe do doja që edhe subjektet të tjera të regjistroheshin në zgjedhje e 30 qershorit. Por kjo mbetet dëshirë.
Unë s’mund t’ia lejoj vetes që dëshirat e mia, t’ia vendos ligjit. Data 21 prill ka qenë data e fundit për të sjell të gjithë dokumentacionin ligjorë, dhe tani që flasim që vendimi i gjykatës nuk ka hyrë në fuqi dhe Bindja Demokratike nuk ka lindur dhe të kryer vendime politike.
Në zgjedhjet e 2015, kemi votuar 7 me 0 që një subjekt të mos regjistrohet dhe që ishte në të njëjtat kushte që mos regjistrohej.
Zgjedhjet janë të qytetarëve, duhet të kenë alternativa të bollshme dhe zgjedhjet të jenë të ndershme dh demokratike, por mbi të gjitha duhet të jenë ligjore.
Unë nuk jam i bindur se subjekti në fjalë nuk plotëson kriteret ligjore për të garuar në zgjedhjet”, tha Klement Zguri.
Kujtojmë këtu se partia e Patozit u rregjistrua në kohë rekord në Gjykatë ,edhe pse ka pasur akuza se janë falsifikuar firmat e disa qytetarëve .
Krijimi dhe veprimtaria e partive politike rregullohen nga Ligji për Partitë Politike, i cili përcakton disa kushte që duhen plotësuar dhe verifikuar nga gjykata për të regjistruar një parti. Për regjistrim duhen paraqitur në Gjykatën e Tiranës kërkesa për regjistrim, e cila duhet firmosur nga të paktën tre mijë individë, anëtarë themelues të partisë; statuti i miratuar i partisë; dhe kryetari i partisë, i cili është përfaqësuesi ligjor i saj.
Ndërkohë, dokumentacioni duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor, i cili përveçse verifikimit të përmbushjes së kushteve të mësipërme, duhet gjithashtu të verifikojë nëse statuti dhe dokumentat e tjera të partisë janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.
Në zbatim të Kushtetutës dhe të ligjit, pas dorëzimit të kërkesës nga personat e interesuar për të krijuar një parti, Gjykata duhet të shqyrtojë, formalisht dhe në thelb, përmbajtjen e statutit dhe të dokumentave të tjerë të propozimit, brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës.
Nëse Gjykata ka dyshime në lidhje me ekzistencën ose saktësinë e të dhënave të anëtarëve themelues, ajo i lë partisë afat 20 ditor për të plotësuar apo saktësuar të dhënat.
Është e qartë se shqyrtimi gjyqësor kërkon kohë të konsiderueshme, ndaj edhe ligji i jep gjykatës 30 ditë të verifikojë të dhënat dhe të japë vendim për regjistrim të partisë politike, ndërsa në rastin e partisë së Patozit ndodhi krejt e kundërta.
TPZ.AL/