AKTUALITET, 27 Prill 2019, 12:58

Transferimet e padrejta të Prokurorëve, KSHH kritikon ashpër Arta Markun

Transferimet e padrejta të Prokurorëve, KSHH kritikon ashpër Arta


Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kritikuar ashpër vendimet e marra nga Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, për transferimet e prokurorëve.

Kritikat e KSHH, adresohen kryesisht për 17 vendime të marrë gjatë vitit 2018, ku thuhet se mungon transparenca e plotë për mënyrën se si janë kryer këto transferime.

Sipas raportit monitorues të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, me përjashtim të dy vendimeve për pezullimin e dy prokurorëve, 15 vendime të tjera janë marrë pa dhënë motivacion për kushtet dhe rrethanat në të cilat janë marrë.

Kujtojmë se këto transferime kanë sjellë edhe përplasje midis Kryeprokurores dhe prokurorëve të transferuar, ku disa prej tyre kanë fituar të drejtën për tu kthyer në vendet e tyre të punës.