TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të tre, sipas raportimeve të mediave italiane, u përpoqën të ndalonin grabitësin, megjithatë prokuroria ka hapur një hetim për të verifikuar nëse ka pasur tejkalim te kompetencave.
Me këtë lëvizje nuk është dakord zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm Italian, Matteo Salvini.
Në një postim në rrjetet sociale, Salvini shkruan: “Karabinierët dhe roja e sigurisë, që rrezikuan jetën e tyre, bënë vetëm detyrën e tyre: nuk meritojnë një hetim, por një medalje”.
Carabinieri e Guardia Giurata, che hanno rischiato la vita, hanno solo fatto il loro dovere: non meritano un processo, semmai un premio. https://t.co/jyeW5DVL9l pic.twitter.com/n23XWpkth2
— Matteo Salvini (@matteosalvinimi) October 5, 2018
***
EMRI+FOTO/ Kush është shqiptari që u vra nga policia gjatë tentativës së grabitjes
Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku një shqiptar mbeti i vrarë gjatë një tentative, grabitje mediat lokale kanë zbuluar dhe identitetin e viktimës.
Sipas tyre shqiptari që mbeti i vrarë nga policia italiane është Eduart Kozi 50 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në kokë.

Viktima dyshohet se është një nga grabitësit e një ngjarje të ndodhur ditën e djeshme në Ponte Felcino, ku disa persona grabitën një dyqan cigaresh.

Mediat lokale shtojnë që 50-vjeçari shqiptar u gjet i vdekur brenda një automjeti të braktisur në anë të rrugës.
Viktima kishte ende maskën dhe dorezat që kishte përdorur në grabitje. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij u arratisën me automjetin tip Audi, por në ndjekje të tyre u vendos policia dhe një roje. Gjatë ndjekjes pati edhe shkëmbim zjarri.

Është e paqartë nëse shqiptari u vra nga plumbat e karabinierëve apo të policisë.