AKTUALITET, 25 Prill 2019, 10:37

Zv/Ambasadorja amerikane flet shqip: Puna e policisë, mbresëlënëse

Zv/Ambasadorja amerikane flet shqip: Puna e policisë,


Leyla Moses-Ones ka zgjedhur të flasë shqip sot në konferencën për luftën kundër terrorizmit.

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ishte së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu, ku tha se asnjë vend nuk ka imunitet ndaj terrorizmit.

Leyla Moses-Ones befasoi të pranishmit, ku fjalën e saj nuk e mbajti në anglisht, por në shqip. Ajo vlerësoi punën e policisë, duke e quajtur mbresëlënëse.

“Institucionet shqiptare kanë bërë një prunë mbresëlënëse për të luftuar terrorizmi, asnjë vend s’është imun. Kohët e fundit, policia arrestoi një njeri të rrezikshëm.

Shpresojmë që të ndihmojmë policinë mbi këtë trajektore të suksesshme”, tha Moses-Ones.

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/740550009681003/