AKTUALITET, 25 Prill 2019, 09:18

15 të vdekur nga shpërthimet në Siri

15 të vdekur nga shpërthimet në Siri


Një shpërthim i rëndë ka ndodhur në qytetin e Jisr al-Shughour. Si pasojë e shpërthimit janë shkatërruar tre ndërtesa dhe kanë humbur jetë 15 persona. Ende nuk dihet me siguri shkaku i shpërthimit.

Disa monitorues thanë se shpërthimi ndodhi para një zyre që i përkiste aleancës xhihadiste.

Idlib është goditur nga disa shpërthime në muajt e fundit, përfshirë sulmet ajrore ruse dhe ushtrinë siriane.

Komandantët e HTS fajësojnë bombardimet e mëparshme mbi shërbimet e inteligjencës së Presidentit Bashar al-Assad dhe ISIS.