TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një i afërm përshkruan sekondat e fundit të Rexhina Debrovës që humbi jetën në maternitetin e Elbasanit menjëherë pas lindjes.
“Shtatzënia e saj ka qenë e mbarë. Ajo dhe bashkëshorti janë kujdesur shumë gjatë shtatzënisë. Kanë kryer të gjitha analizat dhe vizitat dhe askush nuk i tha që kishte probleme.
Çifti mezi po priste të vinte në jetë, vajza të cilën e kishin pagëzuar me emrin Alea. Ditën e lindjes i thanë që duhej bërë operim se ashtu ishte më mirë për atë dhe jetën e bebes. Gjithçka ka shkuar normalisht gjatë operacionit.
Pas operimit ka qenë e vetëdijshme dhe ka komunikuar edhe me bashkëshortin dhe pjesëtarë të tjerë të familjes. I ka kërkuar njërës prej infermiereve që ta filmojë që ta kishte si kujtim momentin e lindjes.
I kanë dërguar edhe foshnjën që ta vendosë në gji.
Por pas operimit gjendja është përkeqësuar.
Dimë që i ka thënë bashkëshortit që nuk ndjehem mirë, më merret fryma. Këto janë edhe çastet dramatike kur ajo po luftonte me jetën dhe kishte nevojë për ndihmë. Mendoj se këtu është neglizhuar”,-tregoi njëri nga të afërmit e Rexhinës./ Infoelbasani.