AKTUALITET, 24 Prill 2019, 23:53

Mançesteri ngjyroset përsëri blu, Siti fiton dhe marshon drejt titullit

Mançesteri ngjyroset përsëri blu, Siti fiton dhe marshon drejt

Mançester Siti ka fituar përsëri derbin ndaj Junajtid, në një fitore që më shumë se për prestigjin, këtë radhë i nevojitej për t’u rikthyer në kreun e renditjes dhe për të vazhduar marshimin drejt titullit kampion.

Skuadra e Guardiolës ka dalë fituese me meritë nga “Old Traford”, ku u luajt një duel i luftuar, por që pa “citizens” dominues ndaj ekipit vendas. Ky i fundit ishte më ngulmues vetëm në minuta e parë të sfidës, por nuk gjeti hapësirën për të rrezikuar Ederson.

Ndërkohë, Siti rriti pak nga pak mbajtjen e topit dhe në përgjithësi lojën, duke shpërthyer më pas para De Geas në pjesën e dytë kur pas një mori rastesh të krijuara, Bernardo SIlva gjeti golin me një goditje të rrufeshme. Pak minuta më vonë, Sane dyfishoi rezultatin dhe që aty ndeshja praktikisht u mbyll, pasi Junajtid nuk dukej në gjendje të bënte ndonjë gjë përballë kryesuesve.

Fitorja 2-0 ngjit Sitin në kuotën e 89 pikëve, 1 më shumë se Liverpuli i vendit të dytë dhe plotësisht në kontroll të situatës kur mbeten 3 ndeshje deri në mbyllje ët sezonit.

Mançester Junajtid-Mançester Siti 0-2

54′ B. Silva, 66′ Sane