TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
LRI dhe FRPD protestojnë sot përpara parlamentit, me një simbolike të veçantë që tregon largimin e të rinjve dhe Shqiptarëve nga vendi si pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës.
Në njoftimin e opozitës thuhet se, “të rinjtë e forumeve kanë marrë me vete nga një palë këpucë të të rinjve të cilët janë larguar nga vendi dhe do ti vendosin përpara Parlamentit”.
Kësaj simbolike do ti shtohen edhe flamujt e vendeve ku Shqiptaret kanë emigruar me së shumti.
Por simbolika e këpucës tregon edhe shtypjen që kjo qeveri i ka bërë të rinjve duke i vrarë shpresën, duke mos i ofruar mundësi punësimi, arsim cilësor dhe duke mos i garantuar një të ardhme të sigurtë në vendin e tyre.
