TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Familjarët e Rexhina Dobrovës, 25-vjeçares që ndërroi jetë dy ditë më parë në spitalin e Elbasanit pas lindjes së fëmijës së saj të parë. Ata kërkojnë drejtësi për humbjen e të afermës së saj, duke thirruer një protestë ditën e djeshme.
Familjarët i kanë bërë thirrje të gjitha nënave dhe të personave që e gjykojnë të arsyeshme që t’u bashkohen ditën e nesërme përpara spitalit për të protestuar. “Sa vlejm ne nenat? Ne qe zvarritemi shpesh here dyerve te spitaleve, ne qe shohim ne syte e mjekeve me shprese! NE JU BESOJME JETEN!!! E pra ne, ne nenat sot kemi te drejten me legjitime Tju kerkojme Llogari! Ne nenat duam te dime te VERTETEN! Ne nenat per Alean, per Rexhinen”, shkruhet më tej në lajmërim.
LAJMËRMI PËR HOMAZHET
Thirrje per Jeten!
Edhe un mund te isha Rexhina!
Ne, nenat … ne qe e kemi provuar dhimbjen e lindjes. Ne qe dhurojme jeten, ne qe e dime sesa e bukur, emocionuese eshte te lindesh nje femije. Ne, nenat qe e provuam dhimbjen dhe e harruam ate kur ne krahe mbajtem krijesen tone. Ne nenat e dime qe Rexhina e donte shume krijesen e saj. Ajo nuk ishte e palexuar, ajo kerkonte dhe donte te bente zgjedhjen me te mire per Alean….Ajo iku e deshiruar per aromen e bijes se saj. Ne nenat , ne qe lindem e jemi ne jete ne mund te ishim Rexhina. Rexhina, eshte per ne sot kembana e alarmit! Sa vlejm ne nenat? Ne qe zvarritemi shpesh here dyerve te spitaleve, ne qe shohim ne syte e mjekeve me shprese! NE JU BESOJME JETEN!!! E pra ne, ne nenat sot kemi te drejten me legjitime Tju kerkojme Llogari! Ne nenat duam te dime te VERTETEN! Ne nenat per Alean, per Rexhinen.
Ftojme te gjitha nenat, vajzat e reja, te gjithe shoqerine ti bashkohet Homazhit per Rexhinen!
Neser ne oren 10:00 ne martenitetin e Elbasanit Te gjithe me nje qeri ne dore per Rexhinen tone
Cdo njeri nga ne e ndjen se gjerat nuk mund te ecin me keshtu! Drejtesi per Rexhinen! Edhe une mund te jem Rexhina!
Ju bejme THIRRJE PER JETEN!
Dy ditë më parë 25-vjeçarja humbi jetën tragjikisht në spital pasi lindi foshnjën e saj me operacion. Mjekët e spitalit thanë se u bënë ekzaminimet para lindjes, por jo vizita e zemrës.