AKTUALITET, 25 Prill 2019, 08:46

Plagosën me thikë 20-vjeçarin, arrestohen dy autorët

Plagosën me thikë 20-vjeçarin, arrestohen dy autorët


Një plagosje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Përmetit.

Dy persona kanë goditur me thikë dhe si pasojë kanë plagosur shtetasin 20-vjeçar V.XH. Ngjarja ka ndodhur në pedonalen e qytetit të Përmetit.

Mësohet se incidenti ka ndodhur për motive të dobëta. Të arrestuarit A.Z., 25 vjeç dhe M.A., 26 vjeç banues në Përmet, akuzohen për “Plagosje të rëndë me dashje”.

I dëmtuari është transportuar menjëherë në spitalin e traumës.