Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në katin e katër një pallati në Kinostudio. Sipas “Neës24”, zjarri ka rënë në një pallat pranë komisaritit nr.4.
Për momentin nuk dihen ende shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin, ndërsa drejt vendngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Për fat të mirë nuk flitet për të lënduar, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.