TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka propozuar emrin e Bledar Velikajt për prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, duke ekzekutuar vendimin e Gjykatës Admistrative të Apelit.
Velikaj është bashkëshorti i deputetes së PS, Ermonala Felaj, që më 2015, ish- presidenti Bujar Nishani nuk e dekretoi si prokuror.
Ai kundërshtoi vendimin e ish-presidentit në Gjykatë.
Gjykata Administrative, në maj 2016 pranoi kërkesën e plotë të paditësit Bledar Valikaj.
Por pasi ish-presidenti Nishani nuk u shpreh sërish, paditësi Valikaj i drejtohet me kërkesë Gjykatës Administrative të Apelit, në të cilën kërkon saktësimin e vendimit të shkallës së parë dhe, më konkretisht, kërkon “Detyrimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të bëje emërimin si prokuror të paditësit Bledar Valikaj”.