AKTUALITET, 25 Mars 2019, 15:14

Me shishe alkooli të fshehur në xhep, fotoja e deputetit anglez me Ralf Gjonin bën xhiron e rrjetit

Dy ditë më parë, deputeti më i ri i Kuvendit, Ralf Gjoni, në kuadër të takimeve me politikanë të huaj publikoi edhe këtë foto me deputetin laburist John Grogan.

“Me mikun tim shumë të mirë John Grogan MP, Deputet Laburist & Kryetar i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Britanik. Mirënjohës për mbështetjen e tij të fortë në vite!”, shkroi Ralf Gjoni në facebook.

Por menjëherë sytë e ndjekësve kanë shkuar te shishja e alkoolit që mban gjermani poshtë xhaketës zyrtare, e që duket lehtësisht në foto.

‘Urojmë mos ketë qenë tapë kur e këshilloi për mandatin’, shkruan një nga ndjekësit e shumtë në rrjet.