AKTUALITET, 25 Mars 2019, 14:30

Zidane kërkon blerjen e Mane, gati oferta për Liverpul/ FOTO

Sadio Mane është një nga emrat më të përfolur për merkaton e verës.

Senegalezi i cili ka shkëlqyer këtë sezon përflitet si një nga përforcimet e mundshme për Realin e Madritit sezonin e ardhshëm.

Trajneri i spanjollëve Zidane është i vendosur të përforcojë ekipin e tij me "galaktikë" dhe Mane është i pari në listën e dëshirave të francezit.

Pas një sezoni të dështuar, presidenti Fiorentino Perez i ka lënë dorë të lirë francezit në merkato me objektivin për të kthyer madrilenët kompetitiv në të gjitha frontet.

Pengesa më e madhe për momentin është Jurgen Klopp. Trajneri i Liverpulit nuk dëshiron ta shesë një nga lojtarët e tij më të mirë, por ndonjë ofertë e majme mund t'i bëjë drejtuesit e "The Reds" të lëkunden.

Në sezonin aktual Sadio Mane ka realizuar 20 gola në të gjitha kompeticionet.