TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pasi dëshmoi për rreth një orë në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me lobimin e partisë së tij në SHBA, ka mbledhur Grupin e ish-deputetëve dhe Kryesinë e Partisë Demokratike.
Mësohet se Basha ka kërkuar angazhim në zona të caktuara dhe funksionim të grupeve të gatshme. Po ashtu pritet të ketë protesta në rrethe, aty ku siç ka këshilluar edhe Basha, ka problematika të caktuara.
Lideri i të djathtëve ka kërkuar ndër të tjera mbledhje javore të të gjitha degëve dhe përgatitje për protestat.
Në lidhje me protestat ai i ka dhënë Grupit të Kryesisë porosinë e mëposhtme:
“Duhet të jeni në ballë të protestës. Mos rrini në kafe, por zbrisni në terren dhe takoni qytetarët”.