AKTUALITET, 25 Mars 2019, 12:26

Rama shton një tjetër portal: “Transparenca buxhetore e Universiteteve do të aksesohet nga të gjithë”

Rama shton një tjetër portal: “Transparenca buxhetore e

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimi të portalit të transparencës ‘u-transparenca.al’ për universitetet tha se është koha që këto institucione të orientohen drejt tregut.

Sipas Ramës ky portal do të jetë një hapësirë, ku transparenca buxhetore dhe financiare e universiteteve, por jo vetëm, do të jenë të aksesueshme nga të gjithë.

“Pika më delikate e çdo organizate që shpenzon dhe që është buxheti do të publikohet në të gjithë elementët si atë vjetor edhe atë afatmesëm. Të gjitha informacionet e portalit kanë një vlerë tjetër, sepse nuk janë statistika të vdekura, por janë të dhëna që lidhen me jetën aktive të universitetit dhe të studentëve.

Portali ka informacione të hollësishme mbi programet e shkëmbimit studentor së bashku me proceduar, mbi programet apo edhe bursat, kuotat e parashikuara. Universitet të krijojnë subjekte fitimprurëse”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se shumë shpejtë do të vihet në funksion karta e studentit, duke nisur fillimisht në bashkinë Tiranë dhe për ta shtrirë pastaj në të gjithë vendin.