AKTUALITET, 25 Mars 2019, 13:28

Rebani Jaupaj emërohet në krye të Policisë së Tiranës

Rebani Jaupaj emërohet në krye të Policisë së

Pas lirimit nga detyra të drejtorit të policisë së Tiranës Kastriot Skenderaj, mësohet kush do të jetë zëvendësuesi i tij. Skënderaj do të zëvendësohet nga Rebani Jaupaj.

Ky i fundit mban gradën drejtues i lartë.

Vendimi për lirimin nga detyra të Skenderajt u mor pak javë më parë nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pas përplasjes që ndodhi mes policisë dhe disa banoreve tek ‘Petro Nini’.

Deri në emërimin e Jubanit, drejtor i komanduar ishte Dhimitraq Ziu.

Profili:

Rebani Jaupi nuk është emër i panjohur, pasi ka mbajtur disa pozicione në Policinë e Shtetit. Drejtuesi i Lartë u komandua në postin e kreut të Policisë së Shtetit në janar të 2018-ës kur u largua nga detyra Haki Çako.

Në nëntor të 2015, Rebani Jaupi u emërua zv/drejtori i ri i Policisë Shtetit me urdhër të ish-ministrit të punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri, ndërsa iu dha edhe grada policore “Drejtues i Lartë”.

Përpara se të merrte detyrën e zv/ drejtorit të Policisë së Shtetit, Jaupi mbante postin e drejtorit të krimit ekonomik në DPP, ndërsa pas largimit të tij u zëvendësua nga Lutfi Minxhozi.

Me një karrierë 20-vjeçare në Policinë e Shtetit, Rebani Jaupi ka mbajtur edhe funksione të tjerë në drejtoritë e qarqeve në Durrës, Elbasan dhe në Tiranë.