TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Blerina Gjylameti, deputete dhe kryetare e PS-së për Tiranën e ftuar në News 24, nuk pranoi të ketë patur zënkë me kryeministrin Rama gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, ndryshe nga ç’ishte përfolur. Për Gjylametin u tha dhe se kishte dhënë dorëheqjen prej detyrave të saj.
“Unë jam në detyrë. Të gjitha të tjerat janë spekulime të ditës. Do të flisja për ato çfarë arritëm në atë Kongres dhe jo për këto. Kemi një projekt të madh për të çuar përpara. Unë vazhdoj të punoj për projektin “Shqipëria që duam” më shumë se sa të dëgjoj çfarë thotë një individ apo një tjetër”.
Sa i takon marrëdhënieve të saj me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, Gjylameti u shpreh se me të ka bashkëpunim të mirë me fokus tek njerëzit.
Listën e 100 kandidatëve për këshillin bashkiakë, Gjylameti e cilësoi një listë që: “Pasqyron një shumëllojshmëri që nga pjesa e personaliteteve të ndryshe dhe figurave të konsoliduara të PS. Mendoj që është një listë e kombinuar në të gjitha aspektet. Do të jetë një listë që do të shënojë tjetër fitore”.