TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptarë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është shpallur në kërkim nga policia italiane pasi akuzohet për trafik droge, dhe armëmbajtje pa leje.
Shpallja e tij në kërkim u bë pasi policia italiane gjeti në makinë që rezultonte në pronësi të shqiptarit, 1.2 kilogramë kokainë, një pistoletë dhe 10 mijë euro. Policia kontrolloi makinën, pasi dyshuan për faktin se ajo kishte shumë kohë që ishte lënë e parkuar.
Pas një kontrolli policia zbuloi dy vende të fshehura, njëra te airbag, në të cilën ishte fshehur arma, një pistoletë Smith Wesson, e cila rezultonte e vjedhur, ndërsa poshtë sedijes së pasme, ishte sajuar një xhep ku ishte fshehur droga, e ndarë në 4 pjesë, e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 100 mijë euro.
Policia gjeti gjithashtu edhe 10 mijë euro.