AKTUALITET, 28 Gusht 2019, 13:20

Zjarr i madh në Delvinë, afër puseve të naftës. Katër zjarrfikëse në vend, kërkohet ndihmë për ndërhyrje nga ajri

Zjarr i madh në Delvinë, afër puseve të naftës.


Një zjarr me përmasa të mëdha në Delvinë. Vatra e zjarrit gjendet në afërsi të puseve të naftës.

Sipas punonjësve të zjarrfikëses së Delvinës , aktualisht po digjen pyjet të cilat ata i quajnë mushkëria e Delvinës, saktësisht pjesa e Llakopines edhe e Sirakatit.

Në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë shkuar katër mjete zjarrfikëse edhe banorë të qytetit të Delvinës edhe Finiqit.

Ndërkohë që lufta me zjarrin bëhet në kushte të pafavorshme të motit, pasi era ndihmon në përhapjen e flakëve.

Nisur nga rrezikshmëria, kryetari i Bashkisë se Finiqit Kristaq Kiço është lidhur më Konsullatën greke në Gjirokastër për ndihmë nga ajri për shuarjen e zjarrit.