TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Firmat e nxjerrjes së gurit dekorativ në fshatin Novaj në rrethin e Skraparit kanë dalë në protestë, duke bllokuar prej rreth 1 orë aksin nacional Poliçan-Skrapar.
Nisja e kamionëve për të filluar punë në fshatin Novaj është bllokuar nga forca të shumta policie dhe forca të FNSH-së.
Vendimi për zgjerimin e Parkut të Tomorrit, vijon të kundërshtohet fuqishëm. Disa nga banorët janë shprehur se ky vendim është skandaloz dhe se ata nuk e pranojnë, madje kanë nënshkruar një peticion kundër vendimit të Administratives.
Gjykata Administrative e Tiranës ka hedhur poshtë më tre gusht vendimin e Këshillit të Ministrave që parashikonte zgjerimin e zonës së mbrojtur në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit.
Lidhur me këtë ngjarje, ka pasur më herët edhe një reagim nga ana e ministri të Turizmit, Blendi Klosi, i cili ka deklaruar se do të ankimojnë vendimin e Administratives në Gjykatën e Lartë.