AKTUALITET, 28 Gusht 2019, 12:11

FOTO/ Iu ekzekutua burri, kjo është Dea Riçku, policja më e bukur e ‘Shqiponjave’


Publikohet identiteti i polices së repartit “Shqiponja”, e cila është bashkëshortja e ish-policit të vrarë, Santiago Malko.

Dea Riçku, efektivja e repartit Shqiponja, e prezantuar në media si “Policia më e bukur e Shqipërisë, ka qenë partnerja e Malkos.

Dea hyri në Policinë e Shtetit në vitin 2014 dhe më pas, u katapultua si pjesë e repartit “Shqiponja”. Nuk dihet nëse Dea ka vijuar të mbajë pozicionin e saj si efektive e “Shqiponjave”, por mbetet interesante lidhja mes të dyve.

Dea dhe Santiago u njohën me njëri-tjetrin në Akademinë e Sigurisë, e më pas nisën të bashkëjetonin me njëri-tjetrin. Në vitin 2016, kohë kur Santiago u përfshi në konfliktin me vëllezërit Lashi, Dea jepte intervistë për gazetën “Panorama”, ku thoshte se ndihej me fat që ishte pjesë e Policisë.

Mbrëmjen e djeshme, te “Xhamlliku”, u ekzekutua në makinën e tij tip “BMW X5”, Santiago Malko, ish-polic. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit.

Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive.

Malko ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë.

Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh