AKTUALITET, 28 Gusht 2019, 12:53

Fakte skandaloze: Kajmaku u pagua me qindra mijë euro nga Rama për punët private brenda vilës së tij

Fakte skandaloze: Kajmaku u pagua me qindra mijë euro nga Rama për


Partia Demokratike ka publikuar sot të tjera fakte skandaloze të lidhura me Agim Kajmakun, kryebashkiakun që Edi Rama ka emëruar në bashkinë e Vorës.

Kajmaku është paguar me qindra mijë euro nga tenderat publikë dhe me 400 mijë euro në veçanti, për të mbjellë me ullinj dhe lule në vilën private të kryeministrit.

Ish-deputetja Albana Vokshi ka publikuar sot nga selia e PD-së, faktet:

“Kushdo që kalon në rrugën e Shkozës mund ta shohë me sy të lirë se aty nuk janë hedhur as 14 mijë euro për gjelbërim, jo më 400 mijë euro.

Pra, Kajmaku është shpërblyer për punët private brenda vilës së Edi Ramës për ta mbjellë me ullinj dhe lule.

Edi Rama ka emëruar një kriminel në bashkinë e Vorës: ata vjedhin dhe ndajnë paratë së bashku.”