AKTUALITET, 28 Gusht 2019, 10:22

U vetëvra në Greqi, 61-vjeçari shqiptar lihet pa varrosur (Thirrja e komunitetit shqiptar në Athinë)

U vetëvra në Greqi, 61-vjeçari shqiptar lihet pa varrosur


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi kur një 61 vjeçar i cili u vetëvra dje nuk po varroset dot në Athinë pasi nuk është pagëzuar në orotodoks.

Bëhet fjale për 61 vjeçarin Fadil Syla i cili i dha fund jetës dje në zonën Megara në Athinë. Prej kohësh 60 vjeçari jetonte i vetëm pasi gruaja i kishte vdekur kohë më parë.

Në Greqi besimtarët myslimanë nuk mund të varrosen dot në varrezat e ortodoksëve nëse edhe pas vdekjes nuk pagëzohen, një rit që kushton dhe që siç duket familja e Sylës nuk i ka mundësitë.

Për myslimanët ka vetëm një varrezë rreth 800 km në veri të Athinës, por që për rastin në fjalë është e pamundur që 60 vjeçari të dërgohet deri aty.

Komuniteti shqiptar në Athinë i është drejtuar me një thirrje publike ambasadës sonë në Athinë të ndërhyjë pranë Bashkisë se Megarës për të bërë të mundur përcjelljen e të ndjerit në banesën e fundit.

Për familjarët vajzën e vetme të viktimës është e pamundur edhe sjellja e trupit të tij në Shqipëri pasi kërkohen shpenzime që familja nuk i mbulon dot.

Që prej ditës së djeshme 60 vjeçari ndodhet në morg dhe askush nuk e di se çdo bëhet me të.