TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person është gjetur i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë. Lajmi është konfirmuar dhe nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi.
Ai ka thënë për ‘lajmi.net’ se personi në fjalë dyshohet se është vetëvarur. Për Nikiqin kishte pasur kërkesë për ekstradim nga SHBA-të.
“Në qendrën e paraburgimit në Pejë, një i paraburgosur dyshohet se është vetvarur. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obdukim. Viktima ka qenë nën masën e paraburgimit, lidhur me kërkesën për ekstradim në SHBA”, ka thënë ai.
Mësohet se Policia e Kosovës po e cilëson këtë rast si vdekje të dyshimtë, teksa rasti është raportuar sot pas orës 07:00 të mëngjesit.
Raportohet se ka vrarë veten shtetasi Binak Gjergjaj, i cili ishte në kërkim nga SHBA-të, pasi akuzohet për vrasjen e gruas së tij, Afërdita Gjergjajt, më 2001.