AKTUALITET, 31 Gusht 2019, 14:30

Zidan beson te goditja e madhe në merkato: Deri të hënë mund të ndodhë gjithçka, një bombë ose dy bomba

Zidan beson te goditja e madhe në merkato: Deri të hënë mund

Tekniku i Real Madrid, Zinedin Zidan është shprehur ditën e sotme në konferencë se deri të hënën e cila përkon edhe me ditën e fundit të merkatos mund të ndodhin shumë gjëra, një bombë ose dy bomba. Mesa duket, francezi ende shpreson se mund të transferojë në Madrid mesfushorin Pogba.

Ndërkohë, ndër të tjera Zidan theksoi rëndësinë e ndeshjes së nesërme ndaj Vijarealit, teksa ngushëlloi familjen e Luis Enrike për humbjen e vajzës së vogël 9-vjeçare.

“ Para së gjithash dua t’i dërgoj një mesazh Luis Enrikes, të gjithë dashurinë time dhe të ekipit për familjen e tij. Nuk kam më fjalë sepse është një moment shumë i vështirë. Portieri Navas? E rëndësishme është që nesër do të jetë me ne. Mund të largohet, por nesër është me skuadrën. Transferim të orëve të fundit? Deri ditën e hënë mund të ndodhë gjithçka, një bombë ose dy.

Megjithatë e rëndësishme është ndeshja nesër. Organika e skuadrës? Në fund është kjo ajo çfarë kam në dispozicion dhe jam shumë krenar për futbollistët. Për mua janë më të mirët.

Me organikën që kam nuk mund të ankohem, nëse e bëj atëherë më mirë të merrem me një profesion tjetër. Marrëdhëniet me presidentin gjithnjë kanë qenë të mira. Ai më solli si lojtar këtu dhe nuk e harroj kurrë. Hazard mund të udhëtojë për t’u bashkuar me Belgjikën, por ai nuk mund të luaj. Ai e di këtë dhe për të mirën e të gjithëve, edhe Belgjikës më mirë mos luaj”, u shpreh Zidan.