TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në samitin e ministrave të jashtëm që është zhvilluar në Helsinki është shënuar një përplasje verbale midis ministrave të Jashtëm të Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë diskutimeve Behgjet Pacolli e ka cilësuar sjelljen e Serbisë me dy fytyra.
“Ju tregoni përralla të tjera në Beograd dhe të tjera këtu. Nuk jeni engjëll, ashtu siç doni të dukeni me fjalët e bukura para kolegëve të Evropës.
A ju duket evropiane dhunimi i autobusëve, i qytetarëve, i bizneseve tona në pikat kufitare në territorin e Serbisë? Skandalet që ju keni bërë nëpër Afrikë janë të njohura tashmë për të gjithë” i është drejtuar Pacolli homologut serb.
Ai foli edhe për përcaktimin e kufirit me Serbinë “Demarkacioni mes dy shteteve që nënkupton njohje reciproke, është i domosdoshëm, pa rregullime territoriale.
Kosova është gati për dialog pa kushte, në baza barazie, por ne po bllokohemi ekonomikisht dhe diplomatikisht nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina në rajon dhe kudo” tha ai.
Ai shtoi se vendosja e taksës 100% ishte reagimi legjitim i frustrimit ndaj kësaj situate të papranueshme.