AKTUALITET, 31 Gusht 2019, 11:41

EMRI/ Kapet në flagrancë duke shpërndarë kokainë me motor, metoda që përdorte trafikanti

EMRI/ Kapet në flagrancë duke shpërndarë kokainë me


Policia e Tiranës ka zbuluar një metodë të re të shpërndarjes së kokainës.

Klientë të ndryshëm e porosisin drogën dhe më pas një person me motor e çon në destinacion. Transportuesi i identifikuar si Agim Hoxha, është arrestuar mëngjesin e sotëm në Tiranë. Atij iu gjetën edhe disa doza kokainë, të cilat do ti dorëzonte te personi që e kishte porositur.

Burime nga Policia e Tiranës sqarojnë se kemi të bëjmë me një skemë të mirëmenduar për shpërndarjen e kokainës.

Bëhet fjalë për klientë “Vip”, të cilët e kërkojnë lëndën e fortë narkotike në telefon, me kode, dhe më pas porosia u çohet te dera e shtëpisë me motor, njësoj siç ndodh me picat.

I riu Agim Hoxha është transportuesi, por dyshohet se pas tij qëndrojnë persona të tjerë.