TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Turistja nga Izraeli nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra nga aksidenti i djeshëm, në Elbasan, kur motoçikleta me të cilën udhëtonte si pasagjere u përplas me një mjet “Toyota”, dhe më tej edhe me një mjet “Audi”.
“Për pasoje u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjerja e motoçikletës, ku shtetasja M.N., 31 vjeçe, humbi jetën në spital, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është jashtë rrezikut për jetën”- njofton sot policia, duke bërë me dije se ka shoqëruar edhe dy drejtuesit e mjeteve, si përgjegjës për aksidentin.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme , në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, mjeti tip “Toyota” është përplasur me motoçikletën tip “Honda”.
Në këtë përplasje u përfshi edhe një mjet tjetër tip “Audi”, dhe për pasojë u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjerja e motoçikletës, ku shtetasja M.N., 31 vjeçe, humbi jetën në spital, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është jashtë rrezikut për jetën, ju informojmë se:
Specialistët për Qarkullimin Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit: F.M., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe N.S., 42 vjeç, banues në Zefat, Izrael.
Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.