AKTUALITET, 31 Gusht 2019, 10:41

Shfrytëzonte femrat për prostitucion, kapet shkodrani që kërkohej në Itali

Shfrytëzonte femrat për prostitucion, kapet shkodrani që


Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e Policisë.

Policia e Shkodrës njofton se ka arrestuar 37-vjeçarin A. D. i dënuar nga drejtësia italiane me 6 vite burg për “Shfrytëzim prostitucioni”.

Sipas policisë, “Ky shtetas nga periudha 01.01.2012 deri 18.01.2014 në bashkëpunim me persona të tjerë ka shfrytëzuar femra me qëllim prostitucioni, duke përdorur dhe dhunë”.

Ndërkohë që mësohet se gjatë kohës së qëndrimit në Itali ka përdorur pasaporta të falsifikuara.

Njoftimi i policisë:

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Departamenti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, në vijim të operacioneve për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombatër, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin, për llogari të autoriteteve gjyqësore italiane, e shtetasit A. D., 37 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas nga periudha 01.01.2012 deri 18.01.2014 në bashkëpunim me persona të tjerë ka shfrytëzuar femra me qëllim prostitucioni, duke përdorur dhe dhunë.

Gjithashtu, ky shtetas gjatë kohës së qëndrimit në Itali ka përdorur pasaporta të falsifikuara.

Gjykata e Apelit Milano/ Itali e ka dënuar me 6 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim i pasaportave”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon punën për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e 37-vjeçarit drejt Italisë.