AKTUALITET, 31 Gusht 2019, 10:35

FOTO/ DJ Vin Veli reagon për herë të parë pas lajmit për arrestimin e tij


DJ Vin Veli ka reaguar pas publikimit të lajmit për arrestimin e tij.

Në një stasus në Instastory, Veli ka publikuar një foto ku u uron të gjithëve një mëngjes të mbarë dhe shkruan se lajmi për arrestimin e tij nuk është i vërtetë.

“Nuk është i vërtetë lajmi për arrestimin tim. Faleminderit të gjithëve për interesimin, Zoti qoftë me ju,”– shkruan DJ i njohur, emri i vërtetë i të cilit është Artvin Veli.

Mëngjesin e sotëm u publikua lajmi për arrestimin e Velit. “Report TV” publikoi edhe videon me pamjet ku shihej momenti teksa DJ merrej nga forcat e policisë. Gjithsesi nuk ka pasur një reagim nga autoritetet në lidhje me këtë ngjarje.