AKTUALITET, 31 Gusht 2019, 12:08

DËSHMIA/ Breshëri plumbash në banesë, Juxhin Kulla tregon ku shkuan atentatorët: Pashë një makinë…

DËSHMIA/ Breshëri plumbash në banesë, Juxhin Kulla tregon ku


Një atentat me armë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Korçë. Shënjestra e këtij atentati ishte Juxhin Kulla, person me precedent të mëparshëm penal.

Për këtë ngjarje Kulla ka dëshmuar në Polici se sapo ka dalë nga banesa ka dëgjuar të shtënat.

“Sa po dilja nga banesa kur kam dëgjuar të shtënat. Pashë që automjeti u largua në drejtim të fshatit Barç. Nuk di asgjë tjetër dhe nuk kam probleme me askënd.

Problemet e vetme i kam me Policinë kur më dhunuan”, është shprehur Kulla.

Përplasja me policinë

Në qershorin e 2016-ës, atëherë 31 vjeç, ndaj Kullës u ushtrua dhunë fizike nga policia e Korçës.

Ai në atë kohë pasi një përplasje fizike mes shefin e Seksionit Kundër Narkotikëve, bëri që SHKB të ndërmerrte një hetim për rastin.